MEDIA

  • Datë 02.06.2025

    Drejtoresha e SHISH zhvilloi një vizitë zyrtare në Washington DC

    Drejtoresha e SHISH takohet me  znj. TulsiGabbard

    Midis datave 15-17 maj 2025, znj.Vlora Hyseni, Drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit, zhvilloi një vizitë zyrtare në Washington DC, ku u takua me drejtues dhe zyrtarë të lartë të Zyrës së Inteligjencës Kombëtare të SHBA (ODNI), të Departamentit të Shtetit dhe Agjencisë Qëndrore të Inteligjencës (CIA), në kuadër të bashkëpunimit dypalësh dhe partneritetit strategjik.

    Në takimin me znj.Tulsi Gabbard, Drejtoreshën e Inteligjencës Kombëtare të SHBA, u diskutuan çështje të bashkëpunimit dhe sfidat në fushën e inteligjencës e sigurisë, me interes për sigurinë kombëtare të dy vendeve tona.

    U shkëmbyen vlerësime mbi zhvillimet me impakt në sigurinë rajonale e ndërkombëtare, angazhimin konstruktiv e konkret për sigurinë kolektive, duke konsideruar SHISH si partner të besueshëm dhe Shqipërinë si faktor stabiliteti në rajon.

Drejtoresha e SHISH takohet me  z.JohnRatcliffe

Në takimin me z.John Ratcliffe, Drejtorin e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës së SHBA, u diskutuan një sërë çështjesh të bashkëpunimit dypalësh, ku u theksua partneriteti i shkëlqyer me SHISH në interes të identifikimit dhe parandalimit të kërcënimeve të përbashkëta.

U shkëmbyen vlerësime mbi situatën e sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare, u diskutua mbi thellimin e bashkëpunimit, si dhe rritjen e kapaciteteve të inteligjencës.

Vizita në SHBA dëshmon përkushtimin e agjencive respektive për të mbështetur me inteligjencë cilësore dhe paralajmëruese autoritetet e vendimmarrjes strategjike të dy vendeve, për të garantuar sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare.


  • Datë 29.08.2024

    Drejtoresha e SHISH takohet me të ngarkuarën me punë, znj. Nancy VanHorn

    Drejtoresha e SHISH takohet me  znj. Nancy VanHorn

    Ditën e enjte, datë 29 Gusht, Drejtoresha e SHISH zhvilloi një takim zyrtar me znj. Nancy VanHorn.

    E ngarkuara me punë Nancy VanHorn u takua me drejtuesen e Shërbimit Informativ të Shtetit Vlora Hyseni. Znj. VanHorn vlerësoi partneritetin e vazhdueshëm midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe theksoi rolin vendmitar të këtij bashëpunimi në përballjen me sfidat rajonale dhe globale.


  • Datë 26.06.2024

    Drejtoresha e SHISH takohet me asistentin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, z. Scott Bray

    Drejtoresha e SHISH takohet me asistentin e Sekretarit te Pergjithshem te NATO-s, z. Scott Bray

    Ditën e martë, datë 25 Qershor, Drejtoresha e SHISH zhvilloi një vizitë në selinë qendrore të NATO-s në Bruksel në të cilën realizoi një takim zyrtar me asistentin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, z. Scott Bray.

    Në këtë takim u prekën çështje të rëndësishme lidhur me kontekstin e sigurisë rajonale por edhe tema mbi të ardhmen e nismave të inteligjencës të NATO-s.

    Për të lexuar postimin e z. Scott Bray në platformën Linkedin
    kliko këtu
    !


  • Datë 26.02.2024

    Drejtoresha e SHISH takohet me Drejtoreshën e Inteligjencës amerikane znj. Avril Haines

    Drejtoresha e SHISH takohet me Drejtoreshën e Inteligjencës amerikane znj. Avril Haines

    Në fund të muajit Janar 2024, Drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit, znj. Vlora Hyseni, zhvilloi një vizitë zyrtare në Washington. Në takimin me Drejtoreshën e Inteligjencës Kombëtare, znj. Avril Haines, u theksua partneriteti i jashtëzakonshëm mes SHBA dhe Shqipërisë, si dhe u diskutua lidhur me sfidat e përbashkëta të inteligjencës dhe sigurisë.

    Gjithashtu, gjatë kësaj vizite, znj. Hyseni ka realizuar disa takime të rëndësishme me zyrtarë të lartë në fushën e inteligjencës dhe sigurisë së SHBA.