KARRIERA

Për ne Atdheu është i pari. Ne punojmë çdo ditë për ta bërë Shqipërinë më të sigurt.

NJOFTIM

Shërbimi Informativ i Shtetit kërkon të punësojë inspektorë, të cilët pas pranimit do t’i nënshtrohen trajnimeve


Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet e poshtëshënuara:
  • Të jenë shtetas shqiptar;
  • Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të kenë mbaruar arsimin e lartë;
  • Të mos jenë dënuar me vendim gjykate të formës së prerë, për kryerjen e një krimi;
  • Të jenë të aftë nga ana shëndetësore, për të kryer detyrën;
  • Të mos jetë marrë ndaj tyre masë disiplinore e largimit nga administrata shtetërore për shkak të një shkelje të rëndë të disiplinës.
Preferohen:
  • Të kenë njohuri të mira në gjuhën angleze apo gjuhë të tjera;
  • Të jenë deri në moshën 35 vjeç;
  • Të kenë njohuri të mira në teknologji.
Të interesuarit të paraqiten pranë Njësive të SHISH (në Tiranë ose rrethe), deri në datën 11.10.2024, me dokumentet e mëposhtme:
  • Kërkesë për punësim;
  • CV;
  • Fotokopje e kartës së identitetit apo pasaportës;
  • Certifikatë familjare;
  • Raport mjeko-ligjor;
  • Fotokopje e noterizuar e diplomës së arsimit përkatës dhe e listës së notave;
  • Vërtetim nga Prokuroria e rrethit juridiksionit përkatës;
  • Vërtetim nga Gjykata e rrethit juridiksionit përkatës;
  • Vërtetim nga Zyra Përmbarimore e rrethit përkatës;
  • Vërtetim i gjendjes gjyqësore nga Ministria e Drejtësisë;
  • Vërtetim nga administrata shtetërore (në rastet kur kanë qenë të punësuar), që nuk janë larguar nga puna me masë disiplinore, për shkak të një shkelje të rëndë të disiplinës;
  • Certifikata apo dëshmi për njohuri në gjuhët e huaja, kompjuter, si dhe certifikatë trajnimesh në sfera të tjera, (nëse kanë);
  • Fotografi 4x6 (4 copë) dhe 9x12 (2 copë).
Dokumente të tjera plotësuese, nëse disponojnë:
  1. Vlerësim pune nga punëdhënësit e mëparshëm;
  2. Fotokopje të librezës së punës.


Ne mirëpresim në komunitetin tonë të inteligjences individë me vlera të spikatura nga të gjitha fushat e ekspertizës për të ndërtuar së bashku rrugëtimin tonë.


Shërbimi Informativ i Shtetit ofron mundësi për zhvillim profesional dhe në karrierë për gjeneratat e reja brenda dhe jashtë vendit, duke u bazuar mbi kriteret e aftësisë, integritetit, objektivitetit, besueshmërisë, përkushtimit, iniciativës dhe punës në ekip.

Kultura jonë

Ne jemi krenar për njerëzit tanë.

Suksesi i çdo individi është suksesi ynë.

Besimi, respekti dhe të qenurit të barabartë, janë në themel të marrëdhënieve tona.

Ne punojmë së bashku dhe nxisim dhe frymëzojmë çdo ditë njëri-tjetrin për t'u rritur vazhdimisht personalisht dhe profesionalisht.

Ne njohim sakrificat e çdo individi dhe festojmë e gëzojmë së bashku për arritjet tona.

Vende pune

E ardhmja fillon këtu
Mundësi të barabarta për të gjithë

APLIKO TANI