SHISH

Ne jemi aty ku të tjerët nuk janë, sigurojmë informacione që të tjerët nuk i kanë dhe bëjmë më të mirën për sigurinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Lexo më shumë

Shërbimi Informativ i Shtetit

SHISH është institucion qendror në Republikën e Shqipërisë dhe instrument i rëndësishëm i arkitekturës së sigurisë së vendit, i ngarkuar për sigurimin dhe prodhimin e inteligjencës nga brenda dhe jashtë vendit kundër kërcënimeve të terrorit, spiunazhit, rendit kushtetues dhe krimit të organizuar.

MISIONI

Mbrojtja e sigurisë kombëtare, nëpërmjet instrumenteve të inteligjencës, përtej fakteve dhe opinioneve të disponueshme publikisht, çfarë na mundëson të vlerësojmë dhe parashikojmë prapaskenat, të hedhim dritë mbi sfondin dhe të ofrojmë një pamje objektive të kërcënimeve dhe rreziqeve të pranishme dhe atyre potencialisht të mundshme, për të parandaluar dhe ndërprerë çdo aktivitet që cënon interesat kombëtare të Republikës së Shqipërisë.

Vizioni

Ofrimi i produkteve të inteligjencës për institucionet vendimmarrës dhe ligjzbatuese, përmes integrimit të teknologjisë bashkëkohore dhe ekspertizës, në funksion të mbrojtjes dhe avancimit të sigurisë kombëtare dhe interesave strategjike të Republikës së Shqipërisë.