Vizioni, vlerat dhe misioni

VIZIONI I SHISH:

“Të përpiqemi për të drejtët tënë… për të mirët të kombit tënë…” Sami Frashëri, vepra “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhetë?”


MISIONI I SHISH:

Shërbimi Informativ i Shtetit është organ informativ i Republikës së Shqipërisë. Misioni i tij parësor është siguria kombëtare. SHISH vepron në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Shqipërisë.

SHISH mbledh informacion për:

• kërcënimet dhe rreziqet ndaj sigurisë kombëtare;

• ruajtjen e integritetit, të pavarësisë dhe rendit kushtetues;

• terrorizmin;

• prodhimin dhe trafikun e narkotikëve;

• prodhimin e armëve të dëmtimit në masë;

• krimet kundër mjedisit;

• krimin e organizuar, që cenon sigurinë kombëtare, etj.

SHISH siguron informacionin e domosdoshëm nga Zbulimi dhe Kundërzbulimi për problemet që lidhen me sigurinë kombëtare. Ligjshmëria, objektiviteti dhe sekreti, janë parimet bazë të punës.

Ligjshmëria – SHISH vepron në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Shqipërisë. Gjatë realizimit të detyrës, punonjësit e SHISH-it mund të ndeshen me njerëz që shkelin ligjin, por ata janë të trajnuar për të ruajtur gjithmonë vetë-kontrollin dhe për të mos e shkelur ligjin.

Objektiviteti – Në realizimin e detyrave të tij, SHISH vepron në mënyrë të paanshme, objektive dhe të drejtë. SHISH është një institucion i depolitizuar.

Sekreti – SHISH gjatë realizimit të detyrave të tij ka detyrimin ligjor të mbrojë metodat, burimet dhe fshehtësinë e informacionit.


VLERA E SHISH:

Integriteti

Profesionalizmi

Besimi

Puna në ekip