Trainimi

TRAINIMET NË PUNË

Punonjësit e Shërbimit, gjatë gjithë karrierës së tyre, i nënshtrohen kualifikimeve të vazhdueshme profesionale. Kandidatët që pranohen në SHISH zhvillojnë një kurs trainimi bazë, mjaft intensiv. Struktura të specializuara në SHISH për trainimin dhe kualifikimin e kandidatëve/punonjësve, kanë ekspertët më të mirë dhe profesionalë.

Shërbimi ynë ka marrëdhënie me të gjitha strukturat e tjera brenda vendit që ofrojnë mundësi për rritjen e nivelit kulturor dhe profesional të punonjësve tanë, si dhe me të gjithë homologët jashtë vendit, me të cilët ndahen ekspertiza, përvoja dhe eksperienca mjaft të vlefshme në punën tonë.