Misioni dhe Detyrat

MISIONI DHE DETYRAT

Shërbimi Informativ i Shtetit (SHISH) është një organ informativ i Republikës së Shqipërisë. Misioni i tij parësor është Siguria Kombëtare. SHISH vepron në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjet e Republikës së Shqipërisë.

SHISH siguron informacionin e domosdoshëm nga Zbulimi dhe Kundërzbulimi për problemet që lidhen me Sigurinë Kombëtare. Ligjshmëria, objektiviteti dhe sekreti, janë parimet bazë të punës.

Shërbimi Informativ i Shtetit mbledh informacion për:

  1. kërcënimet dhe rreziqet ndaj sigurisë kombëtare; 
  2. ruajtjen e integritetit, të pavarësisë dhe rendit kushtetues;
  3. terrorizmin;
  4. prodhimin dhe trafikun e narkotikëve;
  5. prodhimin e armëve të dëmtimit në masë;
  6. krimet kundër mjedisit;
  7. krimin e organizuar, që cenon sigurinë kombëtare, etj.

 

Për realizimin e detyrave të mësipërme, SHISH ruan raporte të drejta ndërmjet nevojës për sigurimin e informacionit të domosdoshëm dhe respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. SHISH mbron burimet dhe metodat informative.