Me kë bashkëpunojmë

ME KË BASHKËPUNOJMË

 

Për të realizuar misionin në funksion të sigurisë kombëtare, SHISH-i bashkëpunon me institucionet shtetërore dhe shërbimet informative të strukturave të tjera brenda vendit, të parashikuara me ligj, duke shkëmbyer informacion deri në atë masë që lejon mbrojtja e burimeve dhe metodave të punës.

I rëndësishëm është edhe bashkëpunimi me shërbimet informative të vendeve të tjera, të cilat ngrihen në bazë të respektimit dhe besimit të ndërsjellët, të barazisë dhe respektimit të pavarësisë. SHISH-i bashkëpunon me këto shërbime me aprovimin e Qeverisë së Shqipërisë.

Në sfidën e kërcënimeve globale lind e nevojshme që shërbimet informative të koordinojnë përpjekjet dhe ekspertizën e tyre. Bashkëpunimi është në plan dy dhe shumëpalësh. Objektivi i bashkëpunimit është shkëmbimi i informacionit në fusha të interesit të përbashkët si: terrorizmi, krimi i organizuar, etj., për sigurinë kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare. SHISH është anëtar në disa organizma rajonalë dhe ndërkombëtarë, ku shërbimet informative ndajnë vlera dhe standarde të përbashkëta.

SHISH-i është partner i besueshëm dhe profesional i komunitetit të shërbimeve informative të NATO-s, ofron kontributin dhe ekspertizën e tij në përballjen me sfidat e reja dhe për çështje të sigurisë rajonale e globale.