Drejtuesit Kryesorë

DREJTUESIT KRYESORË

Inspektori i Përgjithshëm

foto_dr

Zj. Suela Bedeni u emërua në detyrën e Inspektorit të Përgjithshëm të Kryeministrit pranë SHISH, me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 952, datë 16.10.2013.

Zj. Bedeni u lind më 17 Maj 1980, në Tiranë, ku dhe jeton me bashkëshortin dhe djalin e saj.

Ka kryer studimet e larta per Drejtësi dhe është diplomuar me titullin Jurist në vitin 2007. Më herët Zj. Bedeni ka studiuar në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja pranë Universitetit të Tiranës, ku është diplomuar në vitin 2002 me titullin Interpret dhe Përkthyes i Gjuhës Italiane.

Në Maj 2012, zj. Bedeni merr titullin Avokat, akorduar nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë.

Prej vitit 2002 deri në vitin 2012, zj. Bedeni ka shërbyer me detyra të ndryshme pranë Shërbimit Informativ te Shtetit, ku në një periudhë rreth dhjetëvjecare ka kryer disa detyra duke u promovuar në funksione të rëndësishme, më i fundit Drejtor Drejtorie.

Në vijim, gjatë vitit 2013, zj. Bedeni është angazhuar si pedagoge e jashtme pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës.

Gjatë viteve të punës, Zj. Bedeni ka ndjekur me sukses kurse të shumta që variojnë nga marrëdhëniet ndërkombëtare e diplomatike, deri tek nje numër i madh kursesh profesionale në interes dhe funksion të detyrave të mbajtura prej saj.

Zj. Suela Bedeni njeh dhe zotëron shumë mirë gjuhët e huaja anglisht dhe italisht.