Drejtuesit Kryesorë

DREJTUESIT KRYESORË

Drejtori i SHISH-it

foto_dr

Visho Ajazi Lika u lind më 12 mars 1956, në Shkodër. Përvoja e tij e gjatë si punonjës publik, administrator publik, akademik, software inxhinier dhe menaxher IT, diplomaci dhe inteligjencë, kombinuar me karakterin entuziast, motivim të lartë, ambicie e dinamizëm, background të fortë matematik dhe përvojë të gjerë në programim, është një pasuri e krijuar nga vite të gjata pune intensive. Shtuar dhe rreth tre vitet e fundit në politikëbërje në fushën e shoqërisë së informacionit, si dhe në Qeverisje, i ka mundësuar z. Visho Ajazi Lika të ndërmarrë një hap të rëndësishëm, atë të pranimit të marrjes së drejtimit të një institucioni të rëndësisë së veçantë kombëtare, me besimin se kontributi i tij do të jetë në forcimin e kapaciteteve profesionale dhe menaxheriale të SHISH-it.

Përvoja e gjatë e punës në ekip dhe aftësitë drejtuese të tij, janë një garanci se drejtimi i ardhshëm i këtij institucioni do të jetë një vlerë e shtuar në detyrat e tij veçanërisht të rëndësishme në funksion të Sigurisë Kombëtare dhe detyrave të tjera kushtetuese dhe ligjore.

Z. Visho Ajazi Lika është drejtues i fokusuar në përmirësimin e vazhdueshëm të sistemit, në përmirësimin e punës në grup, promovimin e karrierës në institucion dhe në pengimin e çdo tentative për të dalë jashtë kuadrit ligjor, të cilit SHISH-i duhet t’i përmbahet me fanatizëm.                                  

Edukimi dhe kualifikimet 

Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës     1976-1981
Programi special 5 vjecar
Doktoraturë në shkencat kompjuterike                                 1991
Hulumtime Post Doktoraturës                                                 Mars-Korrik 1993
Universiteti Politeknik i Barcelonës
Strukturat Octree në kthesat dhe siperfaqet 3D

Eksperienca profesionale dhe punësimi

Shërbimi Informativ i Shtetit                                                     Gusht 2012
Drejtor
Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë                 Dhjetor 2009- Gusht 2012
Zëvendësministër për I-TIK
IQOR                                                                                             Mars 2007- Nentor 2009 
Zëvendës President për Teknologjinë e Informacionit;
Equifax (IRMC)                                                                            Dhjetor 1998- Shkurt 2007
Senior Programmer Analist 
Drejtues i projektit Generic NBS packages
Oriflamme Ltd                                                                             Korrik 1997 – Prill 1998
Administrator i sistemit kompjuterik të kompanisë;
Shërbimi Informativ Kombëtar                                                Shtator 1994 – Korrik 1997
Drejtor i Shërbimit të Jashtëm;
Ministria e Punëve të Jashtme                                               Maj 1993 – Gusht 1994 
Diplomat dhe Sekretar i Parë në Ambasadën Shqiptare në Riad, Arabi Saudite;
Universiteti Politeknik i Tiranës                                             Shtator 1991 - Maj 1993 
Përgjegjës i Departamentit të Informatikës;
Universiteti i Tiranës                                                               Shtator 1984-Gusht 1991
Pedagog në Katedrën e Informatikës;
Ndërmarrja e Konsumit të Gjerë                                          Shtator 1981-Gusht 1984 
Matematikan.