Cilët Jemi

CILËT JEMI

 

SHISH-i është institucion qendror, që varet nga Kryeministri i Shqipërisë. SHISH-i nuk është institucion ekzekutiv dhe nuk kryen veprimtari të karakterit ushtarak ose policor.

SHISH-i përgjigjet për mbledhjen e informacionit, i cili duhet të jetë objektiv dhe i pavarur nga konsideratat politike. Organizimi i strukturave të SHISH-it përputhet me kërkesat e përmbushjes së misionit të tij. Prioritetet e SHISH-it përcaktohen nga Qeveria, duke u bazuar edhe në Dokumentin e Strategjisë Kombëtare.

Veprimtaria e SHISH-it mbikëqyret nga Kuvendi i Shqipërisë, Kryeministri, Prokurori i Përgjithshëm dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit.
 
SHISH-i është organ i depolitizuar. Punonjësit e tij nënshkruajnë dhe zbatojnë deklaratën e departizimit, ruajtjes së sekretit dhe veprojnë në përputhje me rregullat e etikës.