Cikli Informativ

CIKLI

a Cikli informativ është procesi i zhvillimit të informacionit të papërpunuar në informacion përfundimtar, i nevojshëm për politikëbërësit në vendimmarrje dhe ligjzbatuesit. Ky proces është i vazhdueshëm, i orientuar dhe i diktuar nga nevojat për informacion. Ai kalon në katër faza që janë:

Planifikimi dhe drejtimi: Planifikimi është parashikimi dhe hartimi i tërësisë së masave me karakter ligjor, profesional dhe logjistik, me synim arritjen e qëllimeve dhe objektivave konkrete, për mbledhjen e informacionit të domosdoshëm.
Drejtimi është ndjekja në vazhdimësi e zbatimit të masave të planifikuara deri në zbatimin e tyre nga të gjitha hallkat drejtuese dhe ato zbatuese të Shërbimit, si dhe ndërhyrja për të bërë përshtatjet dhe modifikimet e zbatimit të këtyre masave, në varësi të ndryshimeve të situatës, duke respektuar gjithmonë parimin e ligjshmërisë, objektivitetit dhe ruajtjes së sekretit.

Mbledhja: Procesi i kërkimit, grumbullimit, verifikimit dhe dokumentimit të informacionit, siguruar nga burime të fshehta apo të hapura.

Analizimi: Procesi i përpunimit dhe vlerësimit të informacionit të papërpunuar në produkt informativ të integruar, sipas disa kritereve të përcaktuara, i cili duhet të jetë i dobishëm, objektiv dhe i pavarur nga konsideratat politike.

Shpërndarja: Faza përmbyllëse e ciklit informativ, ku produkti informativ i prodhuar shpërndahet tek politikëbërësit dhe ligjzbatuesit, sipas përmbajtjes e qëllimit.