Aplikimi

APLIKIMET PËR PUNËSIM

 

Të gjitha aplikimet për punësim në SHISH mbahen në konfidencialitet të plotë e rigoroz, sikundër e njëjta gjë kërkohet edhe nga aplikanti. Pranimi në SHISH, si rregull, bëhet me konkurrim të hapur, por në raste të veçanta dhe për profesione specifike pranimi në Shërbim mund të kryhet edhe pa konkurrim, me Urdhër të Drejtorit të SHISH-it.

Për pranimet me konkurrim të hapur, shpallja e nevojave për punonjës bëhet në dy gazeta kombëtare me tirazh të madh, si dhe në faqen e Internetit, të paktën 30 ditë para datës së konkurrimit.

Dokumente të nevojshme për punësim.